6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një stuhi e fuqishme po shkatërron Chicago-n

Më të lexuarat

Shirat e dendur, breshëri i madh dhe tornadot kanë vërshuar mbi Chicago. Për shkak të breshërit me madhësinë e një topi tenisi dhe erërave të forta rrëzohen pemët dhe këputen telat e tensionit të lartë. Dëshmitarët okularë njoftuan për formimin e disa tornadove të vegjël në rrethinat e qytetit.

Bashkia e Chicago-s deklaroi se nuk ishte e përgatitur për një fatkeqësi natyrore të këtyre përmasave.

Është pezulluar lëvizja e trenave në metronë e Chicago-s. 25.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “O’Hare” janë anuluar 400 fluturime.

Sipas të dhënave të policisë, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Është shpallur paralajmërimi për tornado në disa rrethina të shteteve të Georgia, Texas dhe Illinois.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit