Mohamed Salah nuk arriti të rikuperohet në kohë për ndeshjen sensacionale mes Liverpoolit dhe Barcelonës në ”Anfield”.
”Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit arritën të bëjnë çmendurinë, duke përmbysur disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë, për të triumfuar 4-0 në përballjen e dytë, shkruan Periskopi.
Dy gola nga Divock Origi dhe dy të tjerë nga Gini Wijnaldum i mjaftuan skuadrës nga ”Merseyside” që të kompletojnë një rikthim tjetër të jashtëzakonshëm në ”Anfield”.
![]()
Salah ishte në tribuna për t’i dhënë përkrahjen skuadrës së tij nga larg.
Ajo që ra në sy është bluza e egjiptianit me shkrimin: ”Asnjëherë mos u dorëzo.”
Kjo thënie u shëndrrua në realitet për anglezët, të cilët arritën të bëjnë të pamundurën sonte.
He may not be on the pitch but Mo Salah is in the stands with a smile on his face 🙂 pic.twitter.com/pC8koKBGWR
— SuperSport 🏆 (@SuperSportTV) May 7, 2019
