15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Merr fund epilogu për personat që sulmuan BFI-në

Më të lexuarat

Merr fund epilogu për personat që sulmuan BFI-në

Gjykata Themelore Shkupi 1 pasi mori në shqyrtim akt-padinë e ngritur nga Prokuroria Publike Shkup, kundër personave që më 4 maj 2015 ndërmorën tentim për puç ndaj institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, shpalli për fajtorë, organizatorët e puçit dhe përkrahësit e tyre. Personat Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Skender Buzaku dhe Abaz Islami dënohen për pjesëmarrje në grupim i cili do të kryejë vepër penale në bashkëpunim me 19 persona të tjerë: Lulzim Islami, Idriz Shabani, Suliman Shabani, Sami Rushidi, Xhemilj Demir, Zekish Shabani, Metin Shabani, Ridvan Shabani, Bunjamin Shabani, Sedat Rushidi, Xhevair Abdi, Ismet Shabani, Diljaver Aliju, Llokman Aliju, Alil Osmani, Xhemail Shabani, Ajet Adilovski, Ismet Aliju, dhe Shaip Rushiti.

Të paditurit dënohen me nga 3 muaj burgim, nëse gjatë dy viteve të ardhshme nuk kryejnë ndonjë vepër penale. Gjithashtu ata obligohen të paguajnë dëmin material të shkaktuar në ambientet e BFI-së gjatë ditës së sulmit, i cili kap vlerën prej 169 710.00 denarë.

Nga BFI çuditen se si ka mundësi që sulmi ndaj këtij institucioni fetar me tendencë të bëjnë përçarje tek besimtarët, edhe pse i argumentuar me të gjitha materialet e nevojshme, përfundon me epilog i cili aspak nuk i dëmton puçistët të cilët aq shumë e dëmtuan dhe vazhdojnë ta dëmtojnë BFI-në.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit