Pelegrinazhi më i mëdh fetar në botë ku njeriu rifiton kuptimin se pse ekziston
Mes temperaturave të larta, mijëra muslimanë po kryejnë ritualin e Haxhit në Mekë, ku pamje mbresëlënëse vijnë nga Qabja, fizikisht pika e gravitetit të tokës, si dhe vendi nga mendohet se ka nisur jeta njerëzore. Shpirtërisht, është vendi më sublim në botë, aty ku njeriu ndjen si askund tjetër në planet afërsinë me Krijuesin e tij dhe të gjithçkaje.
Haxhi është pelegrinazhi i më i madh fetare në botë dhe është i detyrueshëm për çdo besimtar musliman të paktën një herë në jetën e tij, me kusht që ai të ketë mjetet financiare për ta bërë këtë dhe të ketë siguruar furnizime të mjaftueshme për familjen e tij gjatë mungesës.
Videot ajrore kanë kapur mijëra pelegrinë që lëvizin në rrathë rreth Qabes, në Xhaminë e Madhe të Mekës, dhe pamjet janë jashtëzakonisht mbresëlënëse.
Temperaturat në rritje, që pritet të arrijnë 48 gradë Celsius, dhe tensioni i shtuar në Lindjen e Mesme pas konflikteve të fundit që përfshijnë Iranin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime në lidhje me mbajtjen e Haxhit të këtij viti.
Por pavarësisht të gjitha shqetësimeve, myslimanë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të qenë atje dhe për të përmbushur këtë obligim besimor madhështor.
Haxhi është një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit dhe për shumë myslimanë është një përvojë unike jetësore.
Tubimi tjetër i madh i Haxhit pritet të jetë ditën e Kurban Bajramit në Arafat, pak më larg Qabes, pikërisht aty ku mendohet se nisi jeta njerëzore me njeriun e parë, Ademin, njëherësh dhe profetin e parë, pasuar nga bashkëshortja e tij, Havaja.
