12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mekë: nis pastrimi i veshjes së Qabes para Ramazanit

Më të lexuarat

Disa të dhëna mbi mantelin që mbulon “Shtëpinë e Zotit” në tokë

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë filluar procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrobës së Qabes, e endur nga mëndafshi dhe ari i pastër.

Zyra e mirëmbajtjes së saj tha se pastrimi bëhet duke përdorur metodat dhe pajisjet më moderne dhe se është një pastrim tradicional në ditët para muajit të zgjedhur të Ramazanit.

Manteli i Qabes tradicionalisht ndërrohet çdo vit në ditën e Haxhit, kur manteli i vjetër hiqet dhe zëvendësohet me një të re, prej mëndafshi të pastër në një fabrikë të specializuar për prodhimin e petkut të Qabes së shenjtë. Manteli i vjetër kthehet sërish në magazinë e fabrikës ku ruhet.

Kostoja totale e prodhimit të mantelit është rreth gjashtë milionë dollarë dhe është bërë prej mëndafshi të pastër të lyer me ngjyrë të zezë, duke përdorur rreth 700 kilogramë mëndafsh të papërpunuar dhe 120 kilogramë fije ari dhe argjendi.

Lartësia është 14 metra dhe përmban një brez dhe dekorime tradicionale, kurse poshtë brezit ka ajete kuranore. Rripi është zbukuruar me një qëndisje shumë të spikatur prej fije argjendi të praruar, e cila e rrethon Qaben në tërësi. Manteli përbëhet nga pesë pjesë që mbulojnë anët e Qabesë dhe një pjesë e pestë që vendoset mbi derën e Qabesë si perde. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit