10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Medresistet e Durrësit, çmim të parë dhe të tretë në Olimpiadën e Letërsisë

Më të lexuarat

Nxënëset e medresesë “H. Mustafa Varoshi” kanë arritur të jenë të suksesshme dhe të nderohen me çmime në Olimpiadën e Letërsisë, të zhvilluar më 25 prill 2015 nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
 
Riada Mema, nxënëse e klasës së 11 është nderuar me çmimin e parë, ndërsa Elinda Gjonomadhi, nxënëse e klasës 12 ka zënë vend të tretë, duke përfaqësuar kështu denjësisht institucionin e tyre arsimor.
 
Kjo nuk është hera e parë që nxënëset e kësaj shkolle arrijnë rezultate të tilla. Ato janë përfaqësuar denjësisht edhe në konkurse në fusha të ndryshme të dijes në nivel lokal, rajonal e kombëtar.
 
Çmimet dhe rezultatet e arritura tregojnë për interesin e lartë që vajzat medresiste kanë për nxënien e dijes, si dhe përkushtimin e stafit mësimdhënës për edukimin dhe arsimimin e tyre.
 
(Dritaislame)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit