11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Mediat proqeveritare “çmenden”: Në Shkup proteston Hamasi dhe ISIS-i (Foto)

Më të lexuarat

Disa portale në gjuhën maqedonase, si “puls24.mk”, janë duke spekuluar në formën më brutale se kinse në protestat e Maqedonisë kanë ardhur luftëtarë të Hamasit dhe ISIS-it.

Sipas këtij portali, në protestat të cilat i organizon lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, gjenden edhe shumë luftëtarë të Hamasit, të cilët po bëjnë terror në qendër të Shkupit, madje presin edhe koka.

Mediumet si ky, që financohen nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit janë tashmë të njohura për mungesë totale të etikës profesionale dhe njerëzorë. Në këtë lloj “informimi” prijnë televizionet Sitel, Kanal 5, Alfa, gazetat “Veçer”, “Dnevnik”, “Vest”, portalet “Kurir” dhe “Republika”, “Radio Maqedonia e Lirë” dhe shumë të tjera që mbijetojnë vetëm falë donacioneve të majme që nga buxheti i shtetit ua jep partia e Gruevskit. Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij sivjet Maqedoninë e radhiti në vendin e 118-të, apo ndër vendet e fundit në botë për nga liria e fjalës, pikërisht për shkak të ndikimit të madh të qeverisë në politikën redaktuese të mediave.

plus_1461683470-2029504

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit