13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Më jepni një këshillë për ketë çështje!

Më të lexuarat

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Unë jam student fakulteti edhe shpesh na ndodh që brenda klasës sonë të kemi edhe të feve të tjera, sidomos katolikë. pyetja ime është: si duhet të sillemi me ta? Pra, a guxojmë të bashkëpunojmë në lidhje me mësimet, mënyra si duhet të flasim, të përshëndetemi etj. Më jepni një këshillë për ketë çështje!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në Islam nuk është e ndaluar të kemi kontakte me pasues të feve tjera, kështu që ty të lejohet të kesh kontakte me ta rreth mësimeve. Gjithashtu, lejohet të kesh edhe raporte shoqërie me ta. Me fjalë të tjera janë të lejuara vizitat të ndërsjella, bashkëpunimi dhe gjëra të ngjashme. Për më gjerësisht shih në këtë link:

A lejohet shoqeria me katolike

Por ajo që mbetet e nevojshme të sqarohet këtu, është çështja e të përshëndeturit me ta. Lejohet të përshëndetesh me të gjitha llojet e përshëndetjeve të zakonshme, por jo edhe dhënia e selamit, pasi kjo përshëndetje është e veçantë e muslimanve. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

16.12.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit