Me 8 gusht 1925 ka lindur një nga liderët më të sprovuar por edhe më të guximshëm në Ballkan, Alija Izetbegoviç, Zoti e mëshiroftë!

Më të lexuarat

Me 8 gusht 1925 ka lindur një nga liderët më të sprovuar por edhe më të guximshëm në Ballkan, Alija Izetbegoviç, Zoti e mëshiroftë!

Trashëgimia e tij intelektuale është vlerësuar në të gjallë të tij dhe është frymëzim e burim dije edhe pas vdekjes së tij.

I dhimbsej Bosnja por ishte i shtërnguar deri sa tha;

“kjo nuk është një paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është dhe në këtë botë siç është, paqe më e mirë nuk mund të arrihej”, e përshkroi realitetin e botës dhe Bosnjës, Alija Izetbegoviç rahmet pastë”.

I dhimbsej edhe mendësia e pa ekuilibruar e gjykimit të lindjes dhe perëndimit, prandaj tha;

“Perëndimi nuk është i kalbur. Ai është i fuqishëm, i arsimuar dhe i organizuar. Shkollat e tij janë më të mira se tonat, dhe qytetet e tyre janë më të pastra se sa tonat. Niveli i të drejtave të njeriut në Perëndim është më i lartë dhe kujdesi social për të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara është më i organizuar. Perëndimorët janë kryesisht njerëz të përgjegjshëm dhe të saktë. Të tilla janë përvojat e mia me ta. Unë e di edhe anën e errët të progresit të tyre dhe nuk është se i kam harruar ato. Islami është më i miri, kjo është e vërtetë, por ne nuk jemi më të mirët. Këto janë dy gjëra të ndryshme, që ne shpesh i ngatërrojmë”.

E donte vendin e vet, Besimin dhe traditën, kur thoshte;

“Mbroni fenë, kombin, traditat tuaja. Çmimi i humbjes së këtyre vlerave është skllavëria”.

Zoti e mëshiroftë!

/Abdullah Klinaku/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit