20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Më 1 shkurt: Dita Botërore e Hixhabit

Më të lexuarat

Gati një milion pjesëmarrës pritet të jenë në shënimin e përvjetorit të dytë të Ditës Botërore të Hixhabit më 1 shkurt, ditë kjo që organizohet për të ngritur vetëdijen, shumë të nevojshme, se hixhabi është e drejtë e grave muslimane dhe edukimin e masës për origjinën dhe shkaqet e kësaj veshje.

E gjithë lëvizja është e organizuar duke përdorur faqet e rrjeteve sociale dhe faqen zyrtare të Ditës Botërore të Hixhabit. Ajo ka tërhequr interesin e shumë muslimanëve dhe jo-muslimanëve në më shumë se 100 vende të botës.
“Shamia mbulon flokët, jo trurin dhe shfaq dinjitetin tim, jo trupin”, ka shkruar Zejnebe Warda Muhamed, muslimane nga Gjermania, në faqen e Facebook-ut të Ditës Botërore të Hixhabit.
Ngjarja, që do të mbahet për të dytin vit radhazi, për herë të parë u sugjerua nga një grua në Nju Jork, Nazma Khan, për të inkurajuar gratë jomuslimane të vënë shaminë dhe të përjetojnë atë.
Kjo ngjarje është projektuar si pjesë e një përpjekje për të nxitur të kuptuarit e drejtë dhe për të eliminuar polemikat përreth hixhabit, si zgjedhje e grave muslimane.
Vitin e kaluar, Jess Rhodes, studente nga Britania e Madhe, ishte një nga mijëra pjesëmarrëset që zgjodhi të vesh hixhabin, në përgjigje të Ditës Botërore të Hixhabit.
Një ditë më vonë, ajo vendosi të lexoi Kur’anin për të kuptuar plotësisht Islamin. Ishte leximi i Kur’anit që i ofroi asaj një ndjenjë të paqes dhe zgjodhi të kthehej në Islam./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit