14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mbyllet supermarketi “Hallall” në Francë, sepse nuk shiste mish derri dhe verë

Më të lexuarat

Franca ka urdhëruar mbylljen e një supermarketi “Hallall” në Paris pasi ai nuk shet mish derri dhe verë, duke u bazuar në ndalimin e “Kuranit” për alkoolin dhe mishin në fjalë.

Marketi i gjendur në Colombes nuk përmbush kushtet detyruese për të ushtruar aktivitetin pasi në rregullore përcaktohet që “një dyqan duhet të ketë produkte ushqimore të përgjithshme”.

Kësisoj Gjykata e Nanterres urdhëroi mbylljen e tij.

Autoritetet lokale argumentuan që nuk janë shërbyer siç duhet pasi marketi nuk shiste produktet në fjalë, përcjell Shekulli.

Por menaxheri i supermarketit u mbrojt me argumentin: “Është biznes. Targetoj atë çka shoh përreth”.

Ndërkaq avokati i tij u mbrojt me një tjetër argument interesant: “produktet në fjalë s’janë pjesë e dietës së përgjithshme” dhe dyqani s’e ka për detyrë të sigurojë ushqime që janë preferenciale.

Menaxheri i supermarketit u urdhërua gjithashtu t’i paguajë 4 mijë euro autoriteteve lokale si dëmshpërblim.

Debate të tilla po bëhen gjithmonë e më të pranishme në Europë, ku kemi të bëjmë me shtete laike por që tanimë u duhet të pranojnë edhe disa norma që vijnë nga feja apo kultura islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit