15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mbyllen 22 lokale masazhi në Prishtinë e Fushë-Kosovë, disa prej tyre merreshin me prostitucion

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, kanë mbyllur 22 lokale të masazheve në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Fushë Kosovës gjatë aksionit të koduar “Masazhi 2019”.

Plani operativ është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratin e Punës, ATK-në, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Ky inspektim, sipas PK-së, është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Nga ky plan operativ, i realizuar në muajin shkurt dhe mars, janë inspektuar gjithsej 48 lokale, janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M), shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas), po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.

Në dy raste të ndara, sipas Policisë, ka rezultuar edhe me veprën penale “mundësim apo detyrim në prostitucion” si dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

“Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale”, potencon Policia e Kosovës në njoftimin për media.

Tutje, DHTQNJ-ja bën me dije se në vitin 2019 ka identifikuar 3 raste të “mundësimit në prostitucion” si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.

Policia e Kosovës, nëpërmes drejtorisë kompetente, do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera.

Në vijim gjeni video-linkun ku pasqyrohen disa nga këto aktivitete policore:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit