7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mbreti terrorist Leopoldi i dytë i Belgjikes masakroi 10 milion afrikan

Më të lexuarat

Shumica nga ju nuk keni dëgjuar për këtë personalitet famëkeq, një bishë e vërtetë.

Emri i tij është Leopoldi i dytë, mbret i Belgjikes. I lindur në vitin 1835. Vdes ne vitin 1909.   Sundimin e mori ne vitin 1965

Dhe kur e shihni fytyrën e tij, duhet ti shikoni edhe 10 milion njerëz qe i ka mbytur dhe masakruar në Kongo, shtet afrikan.

Ai u bë “pronar” i Kongos gjatë sundimit të tij ne Belgjikë.

Pas shumë deshtimeve koloniale ne Azi dhe Afrikë, ai u sistemua ne Kongo.

Ai e “bleu” dhe i skllavëroi popullin kongolez , duke e shëndërruar tërë vendin ne plantacion te skllevërve te vetin.

Ai e fshehu biznesin e tij si një njeri “filantropist” dhe për kinse “zbulime shkencore”, nën flamurin e kinse: “Shoqëria ndekombëtare afrikane”.

Ai perdori popullin me punen e skllavërisë, duke nxjerr perfitimet maramendëse ne atë kohë.

Mbretërimi i tij ishte zbatuar përmes kampeve te punës, gjymtimeve të pjesëve trupore të skllevërve, torturave, ekzekutimeve dhe ushtrisë së tij private.

Shumica e ketyre gjërave nuk mesohen sot në shkollat e Belgjikes.Për të është dëgjuar nëpër media. Puna e tij terroriste nuk është bë publike sikur që e kemi Holokaustin, Pjesa e jetës se tij kolonialiste, imperialiste, skllavëruese, dhe gjenocidiale ne Afrikë nuk  mesohet ne shkollat belge.

Kur mësojmë për Afriken, mesojmë per karikaturat egjiptiane, mesojmë per semundjen e Sidës, por kur per shlaqet e saj se si erdh në Afrikë, mesojmë per skllavërinë ne menyrë siperfaqësore apo për aperteidin e Afrikes Jugore.

Mirëpo assesi nuk i mesojnë femijët e tyre se mbreti Leopold i dytë i Belgjikes masakroi mbi 10 milion kongolezë. Por pra sipas disave mi vra dhe mi masakru 10 milion qenie njerëzore, nuk duhet të quhesh “Hiler”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit