12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mbreti i Belgjikës pjesë e iftarit të familjes marokene

Më të lexuarat

Mbreti Philip ka qenë pjesë e tryezës së iftarit në shtëpinë e një familjeje me origjinë marokene në afërsi të qytetit Gent

BRUKSEL (AA) – Mbreti i Belgjikës, Philip, ka çelur iftar me një familje me origjinë marokene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Belga, thuhet se Mbreti Philip ka qenë pjesë e tryezës së iftarit në shtëpinë e një familjeje me origjinë marokene në afërsi të qytetit Gent.

Në këtë tryezë të iftarit të familjes marokene ku ishin mbledhur 3 breza me 20 persona, Mbreti Philip ka çelur iftarin ashtu sikurse edhe të pranishmit me hurma.

Abdel Azziz Benhaddou, kryefamiljari që organizoi këtë iftar ka thënë se vizita e Philip përçon mesazhin e “unitetit dhe bashkimit”.

Ndërsa Khalid Benhaddou, i cili është imam në këtë qytet, ka thënë: “Ne e vlerësojmë vizitën e Mbretit Philip si një dorë e zgjatur muslimanëve.”

Në Belgjikën me një popullsi rreth 11.4 milionë banorë, mendohet se jetojnë rreth 760 mijë muslimanë.

Muslimanët e Belgjikës mbajnë rreth 18 orë agjërim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit