6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Mbi 140 fëmijë të trafikuar për abuzim seksual në Britani, shumica nga Shqipëria

Më të lexuarat

Më shumë se 140 fëmijë janë identifikuar si të trafikuar për abuzim seksual vitin e kaluar në Britani. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria.
Sipas të dhënave rreth 88 fëmijë janë sjellë në Britani përmes detit, ku shumica e këtyre rasteve janë sjellë nga Vietnami dhe nga Shqipëria.
NCA tha se 1746 viktima të trafikut vijnë nga 112 vende të ndryshme, ku sipas të dhënave ka pasur një rritje prej 47% gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin e kaluar. Persona e trafikuar janë përdoruar për arsye të ndryshme, si shfrytëzimin seksual dhe punë. Shqipëria ka qenë vendi më i zakonshëm i origjinës për viktimat, e ndjekur nga Nigeria, Vietnami dhe Rumania.
NCA ka bërë të ditur se 64 % e viktimave ishin femra, 36 % ishin meshkuj, ndërsa 26 % janë nën moshën 18 vjeç.
Theresa May, nga Home Office, tha se dëshiron legjislacion më të ashpër në vend për këtë problematikë deri në kohën e zgjedhjeve të ardhshme në maj 2015.
NCA-ja bëri ditur se gjysma e grave të trafikuara në vend kanë punuar si prostituta, ndërsa një numër i vogël i tyre janë përdorur skllave shtëpiake.
Gati dy të tretat e njerëzve ta trafikuar janë shfrytëzuar për punë të rëndomta, por nuk janë paguar. Ndërsa, 18 meshkuj në moshë madhore dhe 90 djem u sollën për të punuar në industrinë e seksit.
Liam Vernon, kreu i qendrës së NCA-së në Mbretërinë e Bashkuar për trafikimin njerëzor, tha: “Ky është një krim që prek shtresat e dobëta të shoqërisë, ata të cilët nuk kanë kushte ekonomike dhe janë në nevojë, dhe pjesa më e madhe e këtyre viktimave vijnë nga këto shtresa, dhe për këtë arsye ato nuk vihen re sepse nuk denoncohen në shtete përkatëse”. Ai shtoi se, NCA-ja është e angazhuar për të luftuar këtë treg kriminale në mjerimin e njeriut.
Karen Bradley, nga Home Office, ka thënë: “Këto shifra nuk tregojnë dot shkallën e plotë të skllavërisë moderne dhe as vuajtjet e këtyre viktimave. Pra ne jemi këtu për të marrë masa në disa fusha të veprimit, duke përfshirë ngritjen e vetëdijes publike”,- raporton “The Independent”./Shekulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit