5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mbështetja në mëshirën e Allahut

Më të lexuarat

Kur i drejtohemi njerëzve duke i këshilluar dhe duke i njohtuar për mëkatet, disa na përgjigjen që mëshira e Allahut është e madhe. Këtë e konfirmojmë edhe na, si dhe bujarinë e madhe, faljen dhe mirësinë e Tij, mirëpo njerëzit e tillë harrojnë se i kanë lënë anash urdhërat dhe dispozitat e Allahut. E kanë lënë anash se Allahu, xhelle shanuhu, pos që është i mëshirshëm, Ai, ‘azze ve xhelle, është i pamëshirshëm në dënimin e tiranëve. Ai që mbështetet në faljen e Allahut, ndërsa është këmbëngulës në mëkat, ai është tiran.

I është thënë besimtarit të madh, Hasan el-Basriut: “E shohim se qanë shumë.” Ai tha: “Kam frikë se Allahu do t’më flakë në zjarr, pa dashur të më mëshirojë.”

E kishte pyetur njëri Hasan el-Basriun: “Cka mendon për ata që na frikojnë ashtu që zemrat gati na copëtohen nga tmerri?” Ai u përgjegj: “Për Allahun, të shoqërohesh me ata të cilët të kujtojnë tmerret e zjarrit duke dashur të shpëtojnë, është më mirë se të shoqërohesh me ata të cilët për sy e faqe të ofrojnë ngushëllim deri në momentin kur të befason frika pasojat e cilit nuk do të mund t’i eliminosh.”

shkëputur nga libri “Tema Islame”- Salih el-Kurdi

përktheu: Selim Sylejmani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit