15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Mbështetja në Allahun edhe kur sebepet kanë shteruar.

Më të lexuarat

Dr. Jusuf el-Karadawi

Profeti Muhammed s.a.v.s. emigroi nga Mekka në Medinë dhe nuk kishte me vete vetëm se Ebu Bekrin dhe udhërrëfyesin e tij i cili ishte jobesimtar. Profeti Muhammed s.a.v.s. i shfrytëzoi të gjitha mundësitë që tu fshihej Kurejshëve, të cilët kishin vënë një çmim shumë të madh për kokën e tij. Një nga hapat që ndërmori Pejgamberi a.s. që tu fshihej Kurejshëve ishte shpella Theur në afërsi të Mekkes. Shpella Theur ndodhej në anën e kundërt me Medinën vendi ku do të emigronte profeti Muhammed s.a.v.s. dhe do të qëndronte aty për disa ditë derisa ujërat të qetësoheshin dhe kërkimet e Kurejshëve për të të ulnin intesitetin e tyre.

Mirëpo Kurejshët gjatë kërkimit të tyre arritën që të shkonin deri në hyrje të shpellës në të cilën ishin fshehur Profeti a.s. dhe shoqëruesi i tij Ebu Bekri.

Ebu Bekri i tha; – o i dërguari i Allahut nëse ndonjëri prej tyre do kishte parë te këmbët e tij do na kishte vënë re. Profeti Muhammed s.a.v.s. ia ktheu; – o Ebu Bekr, si mendon për dy veta që Allahu është i treti i tyre? Mos u mërzit Allahu është me ne.

Me të vërtetë ishte përkujdesja e Allahut ajo që i shpëtoi nga kthetrat e pabesimtarëve. Allahu xh.xh. në libirin e tij famëlartë këtë ndodhi dhe e përshkruan kështu; “Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti. ” Teube; 40.

Mbështetja e dytë ishe kur u larguan nga shpella, gjatë rrugës së tyre nëpër shkretëtirë kishin rënë në sy të disa arabëve të cilët kishin diskutuar se kemi parë disa njerëz të panjohur për këto anë. Këtë bisedë e dëgjon një nga kalorësit më të shquar të arabëve në atë kohë Suraka bin Malik el-Xhe’ashemij.

Suraka kishte dëgjuar për çmimin tepër të madh që kishin vënë Kurejshët për kokën e Profetit a.s. dhe shokut të tij, dhe menjëherë në kokën e tij filluan të vërtiten ëndërrat për ta fituar këtë çmim që ishte 200 deve. Menjëherë u vihet pas dhe në pak kohë i arrin ata.

Mirëpo Profeti a.s. megjithëse ishin mbaruar të gjitha sebebet e kësaj bote ai nuk i kishte humbur shpresat me Krijuesin e sebepeve. Menjëherë iu drejtua Allahut xh.xh. duke iu lutur “Allahume (o Zot) na mjafton ti ndaj Surakas”.

Akoma pa e mbaruar duanë Profeti a.s. të dy këmbët e para të kalit të Surakës u zhytën në rërë. Suraka kur pa kalin e tij të zhytur deri në gjunj në rërë, u pushtua nga frika.

Profeti a.s. i afrohet duke e parë në sy dhe i mbushur me besim në ndihmën e Allahut, i thotë; – o Suraka si mendon që të kthehesh dhe të premtoj se Allahu xh.xh. do ta mundësojë të veshësh byzylykët e Kisras (Perandori Pers në atë kohë). Suraka i habitur e pyet Kisra bin Hurmuz (që të sigurohesh se është fjala për perandorin pers)

Po, i përgjigjet Profeti Muhammed s.a.v.s. Profeti a.s. i premtoi atij byzylykët e atij që vetëm kur i përmendesh emri i bënte arabët të dridhëshin, mirëpo këto ishin fjalët e një personi i mbushur me besim në ndimën e Allahut xh.xh. dhe Allahu xh.xh. nuk e thyen premtimin.

Ndërsa në betejën e Bedrit kur u takuan të dy ushtritë, ushtria e kurejshëve ishte tre herë më e madhe dhe e paisur mirë me armatim, ndërsa gjendja e ushtrisë së muslimanëve ishte e dobët ashtu siç e përshkruan edhe Allahu xh.xh. në Kuran “All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.” Ali İmran; 123

Mirëpo Pejgamberi a.s. i mbështetur plotësisht në Allahun xh.xh. dhe i sigurt në fitoren që do i jepte, e shihte përfundimin e betejës dhe ju thoshte shokëve të tij, këtu do të bjerë filani, këtu do të vritet filani, këtu do të jetë varri i filanit. Transmeton Enesi r.a. “ Profeti Muhammed a.s. tregonte duke vendosur dorën e tij në tokë dhe asnjëri prej tyre nuk kishte rënë jashtë vendit ku e kishte përshkruar Pejgamberi a.s.”

Në betejën e Hendekut të cilën Allahu xh.xh. e përshkruan kështu “Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!” Ahzab;10-12

Ndërsa besimtarët e vërtetë të cilët i mbështeteshin Allahut xh.xh. ashtu si ai e meriton, në këtë betejë përshkruhen kështu në Kuranin famëlartë “E kur muslimanët e panë ushtrinë (aleancën e kurejshëve), thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen” Ahzab;22.

Kurejshët dhe aletatët e tyre pregatitën një ushtri prej 10 000 ushtarësh, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte i rrethuar nga pabesia e hebrenjëve të Medinës, sahabet ishin të frikësuar dhe të uritur. Ndërsa munafikët përhapnin fitne në mesin e banorëve të Medinës, dëshironin të përhapnin frikë, ti përçanin besimtarët dhe ta dobësonin besimin e tyre.

Pejgamberi a.s. shihte atë që ata nuk e shihnin. Për të fitorja ishte më afër se fundi i shikimit të tyre.

Nuk bëhet fjalë për fitore vetëm mbi këtë ushtri që kishte ardhur, bëhej fjalë për fitore ndaj ushtrisë më të madhe të asaj kohe.

Gjatë gërmimit të hendekut sahabet hasën në një shkëmb që se thyenin dot. Pejgamberi a.s. e mori varrenë me dorën e tij dhe tha – Bismil-lah, dhe e goditi shkëmbin.

Shkëmbi nxori shkëndija Pejgamberi a.s. tha; – Allahu Ekber, më janë dhënë çelësat e Shamit. Pasha Allahun unë tani po i shoh kështjellat e kuqe të tij.

Pastaj përsëri tha -Bismil-lah dhe e goditi shkëmbin. Shkëmbi përsëri nxori shkëndija dhe Pejgamberi a.s. tha; – Allahu Ekber, më janë dhënë çelësat e Persisë. Pasha Allahun unë tani po e shoh qytetin Medain dhe kështjellat e bardha të tij. Për herë të tretë e goditi përsëri shkëmbin dhe tha; – Allahu Ekber, më janë dhënë çelësat e Jemenit. Pasha Allahun unë tani po i shoh portat e San’as.

Ne jemi të bindur se fitorja e Allahut është e afërt sado të mëdha të jenë vështirësitë. Ndihma është me durimin, me vështirësinë vjen lehtësimi, mirëpo zemrat e sëmura e shohin të largët atë ditë.

Besimtarët e vërtetë janë të bindur se Allahu do ua mundësojë fitoren dhe do ti shkatërrojë armiqt e tyre me forcën e tij absolute “Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit) ”Neml 50-53.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit