22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Martohen në shesh, në përgjigjje të thirrjes së Erdogan

Më të lexuarat

Në qytetin Çorum të Turqisë, nusja dhe dhëndrri pas dasmës iu bashkangjitën kujdestarisë për demokraci e cila filloi pas tentativës për grusht shteti nga ana e Organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ). Ata kurorëzimin e bënë në sheshin ku ishin tubuar një numër i madh i qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Dasma e çiftit Aynur dhe Emre Uğurol u mbajt në një sallon dasmash në qytet. Ata më pas me veturën e nuses erdhën në sheshin Hürriyet (Liria) dhe iu bashkangjitën kujdestarisë për demokraci e cila filloi pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Kryetari i komunës së Çorum-it, Muzaffer Külcü ftoi çiftin Uğurol që të hipte në binë. Derisa kryetari Külcü po bënte kurorëzimin e çiftit në binë të pranishmit këtë akt e shoqëruan me duartrokitje të shumta.

Ai uroi çfitin e ri duke iu dëshiruar fat të mirë në jetë.

”Unë nuk munda të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës tuaj për shkak të orarit tim të zënë. Por ju, duke ardhur në mesin tonë i keni dhënë mbështetje kujdestarisë për demokraci. Ju falënderoj në emër të qytetarëve tanë. Kur presidenti ynë nga çiftet kishte kërkuar së paku nga 3 fëmijë, të gjithë kishin reaguar. Por tani shohim se sa ka qenë i drejtë. Gjithkush të ketë së paktu dy, tre fëmijë që këto sheshe asnjëherë të mos mbeten të zbrazëta, të mos zvogëlohet numri i qytetarëve të cilët në këto sheshe mbajnë kujdestari për athdeun”, tha kryetari i komunës, Külcü.

Ndërsa çifti Uğurol, iu falënderua kryetarit dhe u shprehën se dëshirojnë t’u japin mbështetje qytetarëve të cilët në sheshe po mbajnë kujdestari për demokraci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit