15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Maqedonia e Veriut, në gjendje të jashtëzakonshme nga kriza energjetike

Më të lexuarat

Nga 1 shtatori e tutje, fqinji lindor nën masa të rrepta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të enjten gjendjen e jashtëzakonshme për furnizimin me energji elektrike, e cila do të hyjë në fuqi më 1 shtator në mbarë vendin.

Në një deklaratë të lëshuar, thuhet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe i atribuohet mungesave të konstatuara në tregun e energjisë elektrike.

Sidomos në kryeqytet, Shkup, gjendja e jashtëzakonshme ka të bëjë edhe me sigurimin e ngrohjes, në kushtet e krizës energjetike në rritje.

Komisioni kompetent që regjistron të dhënat e furnizimeve me energji elektrike dhe ngrohje do të monitorojë, analizojë dhe vlerësojë situatën në intervale të rregullta, siç nënvizohet në njoftimin përkatës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit