23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Maqedoni e Veriut, hapet votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Më të lexuarat

Kutitë e votimit në të gjithë vendin u hapën në orën 07:00 në 3.480 vendvotime dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i dytë i votimit për zgjedhjet presidenciale, së bashku me zgjedhjet parlamentare, raporton Anadolu.

Kutitë e votimit në të gjithë vendin u hapën në orën 07:00 në 3.480 vendvotime, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.

– Presidenti aktual përballë kandidates së opozitës

Në zgjedhjet e shtata presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues.

Kandidatë për president të shtetit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.

Më 24 prill, në rrethin e parë të zgjedhjeve, Siljanovska Davkova grumbulloi 363.085 vota, ndërsa Pendarovski 180.499 vota. Në zgjedhje garuan gjithsej shtatë kandidatë. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave të të gjithë votuesve të regjistruar në raundin e parë të votimit.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale gjithashtu duhet të jetë mbi 40 për qind që votimi të konsiderohet i vlefshëm.

Sipas Kushtetutës, kandidati për president duhet të jetë mbi 40 vjeç dhe të jetë banor i vendit për të paktën 10 nga 15 vitet e fundit. Një mandat i presidentit zgjat 5 vjet dhe një president mund të jetë në detyrë maksimumi dy mandate.

– Në zgjedhjet parlamentare ka 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 1.815.350 votues. Diferenca në votues krahasuar me zgjedhjet presidenciale është 1.033, kryesisht për shkak të qytetarëve që mbushin 18 vjet.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare qytetarët do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve për deputetë. Votimi zhvillohet në gjashtë njësi zgjedhore dhe disa nga koalicionet dhe partitë kanë lista vetëm për zona të caktuara. Në zgjedhje janë gjithsej 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhen 120 deputetë, sipas modelit proporcional, ku territori i Republikës ndahet në gjashtë njësi zgjedhore në të cilat zgjidhen nga 20 deputetë.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit