19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Manchester: I vihet zjarri një qendre islamike

Më të lexuarat

Një qendër islamike në Manchester ka pësuar dëmë të konsiderueshme pas  një zjarri, që dyshohet se ishte sulm i qëllimshëm.

Zjarrëfikësit janë njoftuar për rastin gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:40 dhe policia është duke e trajtuar rastin si të dyshimtë, transmeton portali arbresh.info

pri_46844247-e1500283001258

Sipas mediave lokale, policia është informuar përmes një telefonate, në të cilën thuhej se ndërtesa ‘po sulmohej’.

Qendra ka qenë pre e provokimeve edhe më parë, ku i ishin vendosur dy koka të derrave në prag të derës.

pri_46845591

Policia në Manchester ka deklaruar se rastin është duke e trajtuar si krim të urretjes, ndërsa ka shtuar se vendi është përdorur nga anëtarët e komunitetit mysliman nga Nigeria./Arbresh.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit