9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Macron: Franca nuk mbështet vendimin e Trumpit

Më të lexuarat

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se Franca nuk e mbështet vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

PARIS (AA) – Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se Franca nuk e mbështet vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, duke shtuar se ky është një vendim “trishtues” dhe në kundërshtim me vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Macron në një konferencë për media të organizuar në kryeqytetin e Algjerisë, Algjer, ku ndodhet për vizitë, foli për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

“Është një vendim trishtues, të cilin Franca nuk e miraton. Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Macron.

Ai theksoi se statusi i Jerusalemit është një çështje e cila ka të bëjë me gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Macron tha se statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet në mes të Izraelit dhe Palestinës, nën patronazhin e OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit