15.7 C
Pristina
Tuesday, September 21, 2021

Macron dhe Draghi formojnë aleancën post Merkel

Më të lexuarat

Nga Giorgio Leali, Politico.eu

Një çift i ri i fuqishëm po konkurron për të udhëhequr Europën, vetëm këtë herë gjysma nuk është gjermane. Ndërsa epoka e Angela Merkel po mbaron dhe Gjermania  po pret zgjedhjet e shtatorit, Emmanuel Macron dhe Mario Draghi po përpiqen për të mbushur boshllëkun duke formuar një aleancë të re.

Dyshja dhe aleatët e tyre tashmë kanë punuar për të vënë në lëvizje planin e rimëkëmbjes së  BE -së prej 750 miliardë eurosh. Ata i kanë synimet e qarta: reformimin e rregullave të shpenzimeve të bllokut, nënshkrimin e një traktati dypalësh të bazuar në modelin franko-gjerman dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta industriale dhe gjyqësor, raporton abcnews.al

Me aq shumë të përbashkëta, ata madje mun të bien dakord – të paktën mes tyre për shumë çështje. Të dy janë ish-bankierë investimesh që e  shohin Bashkimin Europian më të guximshëm. Të dy ndajnë një perspektivë pro-BE-së.

Dhe të dy e dinë se koha për të vepruar është tani: ndërsa aksionet e Draghi-t janë të larta, dhe ndërkohë që Gjermania të vendosë për një udhëheqës të ri,  Macron duhet të luftojë për tu rizgjedhur.

“Ka pasur një dialog vendimtar të marrëdhënieve  midis Italisë dhe Francës,” tha Vincenzo Amendola, ministri i Italisë për çështjet Europiane.

Megjithatë, ka shumë pengesa në rrugën e dominimit franko-italian. Shtetet e dobëta veriore janë do të kundërshtojnë shpenzimet e mëtejshme dhe integrimin financiar, ndërsa fuqitë qendrore dhe lindore do të vazhdojnë të sfidojnë udhëheqjen socialiste liberale të Macron.

Pas shfaqjes së bujarisë, ekziston një histori e mosmarrëveshjeve franko-italiane. Vetëm dy vite më parë, marrëdhëniet diplomatike Franko-Italiane ishin në nivelin më të ulët të pasluftës, për ministrinë e Jashtme Franceze , në mes të mosmarrëveshjeve rreth migrimit, përplasjes së objektivave në Libi.

Vitin e ardhshëm, Macron do të përballet me një betejë të ashpër për rizgjedhjen që do ta kufizojë atë në skenën europiane, ashtu siç Gjermania, nën udhëheqjen e re, pritet të marrë udhëheqjen.

Megjithatë për tani të paktën, me Britaninë jashtë bllokut dhe Gjermaninë që përballet me kritika mbi marrëveshjen e tubacionit Nord Stream II me Rusinë, gjendja është optimiste. Marrëveshja Franko-italiane rifilloi verën e kaluar – kur Macron dhe kryeministri italian Giuseppe Conte vendosën për një plan ambicioz të rimëkëmbjes post-pandemike. Që kur Draghi mori pushtetin në fillim të këtij viti, ai vetëm u forcua.

“Ekziston një lidhje e ngushtë që ndoshta nuk ka precedent historik që nga viti 1945,” tha Marc Lazar, profesor i historisë politike dhe sociologjisë në Science Paris.

Pakti i ardhshëm

Entuziazmi midis Parisit dhe Romës u bë edhe më i dukshëm në fillim të këtij muaji kur Presidenti italian Sergio Mattarella udhëtoi në kryeqytetin francez në vizitën e tij të parë që nga fillimi i pandemisë.

Në një fjalim lirik të mbushur me referenca letrare në Élysée, Macron e cilësoi Italinë “një komb motër me të cilin Franca pa dyshim ka ndarë më shumë se me ndonjë shtet tjetër”.

Vizita e Draghi  ka përmirësuar edhe më shumë marrëdhëniet. Për Macron, ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane dhe ish-bankier i Goldman Sachs është “një ego dhe madje edhe më shumë,” sipas Lazar.

Të dy udhëheqësit synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të quajtur “Traktati Quirinale”, i cili synon në shumë mënyra të kopjojë Traktatin Elysée Franko-Gjermane të vitit 1963.

Ndërsa përmbajtja e marrëveshjes nuk është zbuluar, sipas raporteve do të jetë një bashkëpunim më i madh ndërkufitar midis institucioneve franceze dhe italiane. Për Christophe Di Pompeo, një ligjvënës nga partia e Macron i cili kryeson “grupin e miqësisë franko-italiane” të Asamblesë Kombëtare të Francës, sinjalet që po dërgojnë të dy qeveritë janë edhe më të rëndësishme sesa dispozitat aktuale të traktatit të ardhshëm.

“Për mua nuk është aq e rëndësishme përmbajtja, por vektori. Sapo të kemi një marrëveshje midis Francës dhe Italisë, cilado qoftë përmbajtja, ne do të ndryshojmë ekuilibrin europian të marrëdhënieve,” tha ai.

Pranverën e kaluar, Franca tërhoqi mbrojtjen e saj nga terroristët ekstremë të majtë italianë që u larguan në vend dekada më parë për të shmangur dënimet me burg pasi kishin refuzuar t’i ekstradonin- një veprim që Macron e cilësoi si një shenjë miqësie.

Një përpjekje për të bashkuar ndërtuesit e anijeve Fincantieri të Italisë dhe Chantiers de l’Atlantique të Francës përfundoi në dështim, një lidhje e madhe mes prodhuesve të makinave Fiat Chrysler dhe PSA Group u finalizua në fillim të këtij viti.

Fakti që menaxhmenti francez i prodhuesit të automjeteve Stellantis po ruan investimet në Itali dhe vendosi të ndërtojë një fabrikë baterish në Itali, mund të shihet si një shenjë tjetër e miqësisë.

Një shembull tjetër ndodhi javën e kaluar, kur ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire konfirmoi se do të përfshijë Italinë në projektet franko-gjermane në sektorin hapësinor.

“Marrëdhënia me Italinë, veçanërisht pas vizitës të presidentit të republikës, është e rregullt, konstante, miqësore dhe është e vetëkuptueshme pasi ne duam që Italia të jetë pjesë e marrëveshjes sonë për hapësirën,” tha Le Maire në një konferencë të përbashkët  me homologun e tij gjerman në Paris javën e kaluar.

Agjenda e reformave

Megjithatë, forumi ku udhëheqja franko-italiane ka ndikimin më të madh është në BE. Parisi dhe Roma janë cilësuar si aktorët kryesorë në diskutimin për reformimin e rregullave europiane mbi shpenzimet publike – një debat që pritet të përshkallëzohet në vjeshtë kur Komisioni Europian të rishikojë rregullat e shpenzimeve.

Gjatë muajve të kaluar, Le Maire i ka bërë thirrje vazhdimisht BE-së që të përmirësojë rregullat fiskale me realitetin post-pandemik. Në një lëvizje tjetër për ambiciet e përbashkëta, Mattarella mbajti një fjalim mbi të ardhmen e Europës në Sorbonne – ashtu si Macron kishte bërë në vitin 2017.

Reforma e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes është nën agjendën  e Komisionerit të Ekonomisë Paolo Gentiloni, personit që nxiti bashkëpunimin franko-italian mbi Traktatin Quirinale kur ishte kryeministër i Italisë, raporton abcnews.al

Claeys sheh njëfarë vazhdimësie midis qasjes së Gentiloni dhe asaj të ndërmarrë nga paraardhësi i tij në rolin e BE -së, Francezi Pierre Moscovici, pasi të dy nxitën një qasje më pak të ngurtë ndaj rregullave të buxhetit të BE -së.

Ekuacioni franko-gjerman

Edhe pse më afër Italisë, Franca nuk  e harron Gjermaninë. Kur bëhet fjalë për reformimin e rregullave fiskale, Franca ka qenë e kujdesshme të mos japë përshtypjen se po bën thirrje për rregulla më të buta për shkak të borxhit të saj. Prandaj do të kërkojë një konsensus franko-gjerman për këtë çështje.

Një shembull tjetër: kur Franca dhe Gjermania bashkërisht zbuluan planet e tyre të rimëkëmbjes në pranverë, ata ftuan Italinë dhe Spanjën që ti bashkoheshin për të paraqitur planet në Bruksel.

“Për diplomatët francezë, Gjermania është gjithmonë përparësia,” tha Lazar, ndërsa bëri me dije në të njëjtën kohë se gjërat mund të ndryshojnë shumë pak në të ardhmen. “Por në momente krize kujton që ka një “dashur”  shumë të bukur dhe që e mbështet, Italinë,” shtoi ai, duke theksuar se kjo çështje franko-italiane mund të shndërrohet në diçka të përhershme.

Disa persona si deputeti Di Pompeo, besojnë se traktati franko-italian mund të vërë në pikëpyetje atë që ai e quajti “modelin ekonomik gjerman” mbi të cilin u ndërtua Europa dhe ta bëjë Europën “më miqësore dhe më latine”.

“Ajo që është e rëndësishme është të krijojmë një vektor që tregon se Gjermania ka një kundër-fuqi, ” tha ai.

/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit