6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

MacBook Air, MacBook Pro dhe iMac të rinj?

Më të lexuarat

Analisti për Barclays Capital, Ben Reitzes, thotë që ndërmarrja Apple do të përditësojë radhën e MacBook Air, MacBook Pro dhe iMac gjatë muajit të ardhshëm. Ai është duke i përmendur edhe gjërat të cilat i kemi dëgjuar me javë të tëra për një paraqitje “Retina” dhe një çmim më të mirë për Air.

Parashikimet e tij të bazuara në harduer duket të jenë të mjaftueshme: platformat e reja Ivy Bridge nga Intel për çdo llaptop dhe iMac dhe një version i ri i OS X dhe iOS përpara vjeshtës. Sa i përket tabletit iPad, ai thotë që një model më i vogël do të kishte kuptim për vjeshtë, veçanërisht në tregun për edukim, ku çmimi i lartë për tabletë është duke i mbajtur larg kësaj pajisjeje shumë studentë. Interesante është të thuhet që pjesa qendrore në këtë janë librat interaktive, megjithëse nuk janë përmirësuar ofertat në iBooks që nga koha kur ishte paraqitur gjatë muajit janar. Reitzes tha, “Ne nuk ndjejmë që një tablet më i vogël, me çmim më të ulët do të hollojë cilësinë e brendit iPad dhe ekosistemit iOS, megjithë komentet paraprake nga ndërmarrja. /PC World Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit