17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Luftanija ruse në afërsi të brigjeve siriane

Më të lexuarat

Një luftanije ruse e pajisur me raketa Cruise ëshët afruar në brigjet e Sirisë, ku do të marrë pjesë në operacionet luftarake në Siri.

Luftanija Admiral Grigorovic, që është pjesë e flotës ruse në Detin e Zi ka mbërritur në brigjet e Sirisë dhe së shpejti do të fillojë sulmet me raketa kundër pozicioneve të terroristëve në Siri. Gjithashtu tre nëndetëse të flotës ruse të veriut të cilat janë të afta të lëshojnë raketa të tipit Kalibër, kanë hyrë në Detin Mesdhe dhe janë drejtuar drejt Sirisë.

Gjatë operacioneve në Siri, Rusia ka përodrur raketat Kalibër të cilat janë të ngjashëm me raketat amerikane Tomahawk. Ministria e mborjtjes e Rusisë deklaroi se një grup luftanijesh si dhe aeroplanmbajtësa Admiral Kuznetsov vazhdojnë lundrimin në Detin Mesdhe në drejtim të Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit