21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Irak, 4 milionë persona largohen nga shtëpitë e tyre

Më të lexuarat

“Që nga shfaqja e DEASH-it e deri tani 4 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, si emigrantë të brendshëm”

SULEJMANIJE (AA) – Ministri irakian i Emigracionit dhe Emigrantëve, Xhasim el-Xhaf, ka deklaruar se për shkak të konflikteve dhe sulmeve të organizatës terroriste DEASH deri tani janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre 4 milionë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhaf në një fjalim të mbajtur në forumin e 5-të të Universitetit Amerikan Sulejmanije, të qeverisë rajonale kurde të Irakut është shprehur se “Që nga shfaqja e DEASH-it e deri tani 4 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, si emigrantë të brendshëm.”

Duke vënë në dukje se në Irak ka patur edhe kthime në shtëpitë e tyre pas rimarrjes së disa rajoneve nga DEASH-i, Xhaf tha se “Deri më tani janë kthyer në shtëpitë e tyre 1 milionë e 700 mijë persona. Kjo për ne është një zhvillim i rëndësishëm”.

Ndër të tjera ai ka shtuar se afërsisht 2 milionë e 300 mijë persona të cilët nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre përpiqen të jetojnë në shtëpitë e marra me qira me mundësitë e tyre apo nëpër qytetet çadra. Xhaf ka theksuar se për këto njerëz “është kusht ndihma ndërkombëtare”.

Organizata terroriste DEASH në qershor të vitit 2014 mori nën kontroll shumë rajone në Irak, duke përfshirë edhe Mosulin i cili është qyteti i dytë më i madh në vend. Miliona irakianë braktisën shtëpitë e tyre si rezultat i operacioneve ushtarake të nisura për çlirimin e rajoneve që DEASH-i ka nën kontroll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit