9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lista e blerësve më të mëdhenj të armëve në botë në vitin 2013

Më të lexuarat

Arabia Saudite është i vetmi shtet arabë i cili duke shpenzuar shumë të mëdha të mjeteve financiare ka arritur ta fitojë garën ndaj Anglisë dhe të radhitet në vendin e katërt të listës së blerësve më të mëdhenjtë të armëve në botë edhe Amerika ende i prijnë kësaj liste.
Instituti ndërkombëtar për hulumtime strategjike në Londër ka publikuar një raport në lidhje me shpenzimet ushtarake të vitit 2013 ku ka shpallur emrat e gjashtë shteteve që kanë shpenzuar më së shumti për blerjen e armëve nga shtetet e tjera. Çështja më e rëndësishme në këtë raport është shtimi i buxhetit ushtarak në masë të madhe të Arabisë Saudite. Sipas këtij burimi, Amerika me një buxhet prej 600 miliardë dollarë ende vazhdon të mbetet në kryer të kësaj liste. Pas Amerikës radhitet Kina me një rritje prej 40% të buxhetit ushtarak në krahasim me vititn 2010 duke e kapur shifrën prej 112 miliardë dollarë. Rusia ka pas një rritje të buxhetit ushtarak prej 30 % në krahasim me vitin 2012 dhe ka shpenzuar mbi 68 miliardë dollar për çështje ushtarake. Arabia Saudite ka pas një rritje të buxhetit ushtarak me 8.6% dhe duke lënë mbrapa Anglinë, është prezantuar si blerësi i katërt më i madh në botë i armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Arabia Saudite në vitin 2013 ka shpenzuar 59.6 miliardë dollarë. Anglia me 57 miliardë dollarë radhitet e pesta dhe Franca me 52.4 miliardë ka zënë vendin e gjashtë në këtë listë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit