16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lira turke, në nivelin më të ulët historik – Bie në 9.66 kundër dollarit pas uljes “surprizë” të normës së interesit

Më të lexuarat

Lira turke preku nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke vazhduar rënien e një dite më parë, kur banka qendrore uli normën e interesit me 2%, pavarësisht rritjes së inflacionit, në një veprim tronditës që u quajt si i pamatur nga ekonomistët dhe opozita. Nën presion nga presidenti Erdogan për të zbutur politikat, banka uli normën e marrëveshjeve të riblerjes repo në 16%.

Kjo erdhi pas një uljeje të papritur në Shtator me 1%, duke e vendosur Turqinë veçmas në botë, ku shumica e vendeve po shtrëngojnë politikat monetare.   Lira turke, një nga valutat e tregjeve në zhvillim me performancën më të keqe ndër vite, ra në 9.63 kundër dollarit, pasi preku nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej 9.66. Valuta kishte rënë me 3.4% në 24 orët e fundit, pas uljes surprizë të interesave, dhe është zhvlerësuar me 23% deri më tani për vitin, duke çuar inflacionin në pranë 20% dhe gërryer të ardhurat e familjeve.  Lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, e quajti uljen e normës së interesit si një “tradhti të vendit” të urdhëruar nga Erdogan.

Presidenti ka bërë thirrje për lehtësimtë politikave monetare për të rritur kreditin, eksportet dhe vendet e punës, pavarësisht se shumë ekonomistë thonë se kjo do të shkaktojë efekte anësore me rënie të lirës, borxh të lart të jashtëm dhe inflacion shumë sipër objektivit prej 5%.  Rënia e ditës së Enjte me 10%  ishte më e madhja që kur Sahap Kavicoglu u emërua guvernator i bankës qendrore në Mars. Erdogan ka shkarkuar 3 guvernatorë në më pak se 2 vite e gjysmë, duke cënuar besueshmërinë e bankës dhe shqetësuar investitorët e huaj./Scan tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit