9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Limaj merr vendimin me shkrim për lirim, Salustro ankohet

Më të lexuarat

Mbrojtja e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij për rastin Kleçka ka marrë sot vendimin edhe në formë të shkruar për lirimin e tyre. Aktgjykimi për lirimin tyre qe marrë më 17 shtator, por ai nuk u dorëzua me shkrim deri në ditën e sotme.

Menjëherë pas kësaj, prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore. Salustro ka deponuar sot në Gjykatën Supreme të Kosovës një ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij nga akuzat për krime lufte. Prokurori pretendon në ankesë se vendimi i Gjykatës Themelore kishte mangësi “duke shkelur, sipas tij, procedurën penale dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike.

Mirëpo si deklaroi për Koha.net avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, deponimi i ankesës së Salustros nuk i brengos avokatët.

“Ankesa e Salustros nuk na brengos ne avokatët mbrojtës pasi në aktgjykimin lirues të gjyqtarit Malcolm Simons, në afro 290 faqe është sqaruar në hollësi çdo pikë e aktakuzës”, deklaroi Gashi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit