Limaj: Dua drejtësi dhe asgjë tjetër

0
41

Fatmir Limaj ka përfunduar fjalën e tij para trupit gjykues. Në paraqitjen e tij, ai ka thënë se prokurori i EULEX-it për katër vjet asnjë provë nuk e ka gjetur e cila tregon se ai dhe vëllezërit e tij janë të inkriminuar në korrupsion.

Limaj tha se do të ftoj dëshmitar kryeministrin Thaçi, dhe ish-shefin e Zyrës Civile në Kosovë, Piter Feith.
Fatmir Limaj ka kërkuar nga trupi gjykues vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë. “Kërkoj nga ju drejtësi dhe asgjë tjetër. Asgjë tjetër. Kështu mbrohet puna e mijëra njerëzve në EULEX dhe kështu ndihmohet ndërtimi i shtetit ligjor”, tha Limaj, tranmeton epoka e re.

“Relacioni në mes vëllezërve dhe komunikimi me vëllezër, mbështetja që i japin njëri-tjetrit për prokurorin janë krim i organizuar. I përmenda këto sepse nuk ka asnjë fakt që unë apo vëllezërit e mi kanë bërë veprime të paligjshme.

Për dhjetë vite është shitur dhe privatizuar çdo gjë në Kosovë, dhe për katër vjet prokurori nuk ka mundur të gjejë asnjë provë apo dëshmi, se unë apo vëllezërit e mi, apo ndonjë anëtar i familjes sime ka qenë i përfshirë direkt apo indirekt.

Prokuroria më ka prekur në shenjtërinë time, ndershmërinë dhe kontributin për këtë vend. Prej moshës 15 vjeçare ia kam kushtuar jetën këtij vendi për të cilin kam qenë i gatshëm ta jap edhe jetën. Familja na ka edukuar që të jemi të tillë.

Është e vërtet se nuk e durojmë padrejtësinë, por është e vërtet se nuk thyhemi sepse besojmë në drejtësi, dhe drejtësinë e kemi pas.

Duke punuar ditë e natë për këtë vend, duke e flijuar edhe familjen time kemi arritur të ndërtojmë 1 mijë kilometra rrugë, për t’ju treguar të tjerëve se ne mundemi dhe dimë.

Jam i vetmi ministër në këtë vend që nuk e kam larguar askënd nga puna, por kam punuar me atë staf dhe kemi pasur rezultate.

Nëse nuk punon askush nuk të kritikon, por po punove, atëherë aty gjuhet. Ne kemi dashur që ta ndërrojmë këtë, pra të ndihmohen ata që punojnë, kurse ata që nuk punojnë të kritikohen.
Për një vit e gjysmë baba, nëna, bashkëshortja më kanë vdekur, por gjatë kësaj periudhe ka dalë propagandë se ata të tre po bartin para.

Si në komunizëm unë dhe familja ime kemi qenë të akuzuar dhe të linçuar. Nuk e di se çfarë të bëjë përpara, të qaj apo të qesh, kur i referohem aktakuzës së prokurorit me të dhëna të pa vërteta. Kjo është një aktakuzë që na bën kriminel, ku prokurori thotë mos shikoni ligje dhe rregullore të qeverisë.

Kërkoj nga ju gjykatës të jepni vlerësimin meritor dhe kërkoj nga ju që të shikoni ligjin dhe të vendosni mbi provat. Duhet të luftohet korrupsioni por jo të viktimizohen njerëzit për karrierë personale”, tha Limaj.

Limaj tha se do të ftojë dëshmitar kryeministrin Thaçi, dhe ish-shefi e Zyrës Civile në Kosovë, Piter Feith dhe të tjerë. “Dëshmitar do të ftoj edhe Peter Feith dhe kryeministrin Thaçi. Kërkoj nga ju drejtësi dhe asgjë tjetër. Asgjë tjetër.

Kështu mbrohet puna e mijëra njerëzve në EULEX dhe kështu ndihmohet ndërtimi i shtetit ligjor. Dhe shpresoj që ta ndërtojmë shtetin ligjor.

Shpresoj që të fillohet seriozisht që të ndiqen kriminelet dhe të ndëshkohen ata që po e shkatërrojnë shtetin.

Kërkoj nga ju që ta hidhni poshtë aktakuzën. E t’i jepni fund kësaj drame të panevojshme, të pambështetur në asnjë provë dhe në asnjë fakt”, tha Limaj në fjalën e tij para trupit gjykues.

Ka përfunduar pjesa e parë e seancës gjyqësore për rastin e MTPT-së, për të vazhduar në ora 13:45.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga trupi gjykues që në këtë proces gjyqësor palët të jenë të barabarta.

Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen kundërshtimet e mbrojtjes për pranueshmërinë e provave dhe kërkesa për hedhjen poshtë të aktakuzës.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë për Epokën e re, se për palën mbrojtëse provat janë të papranueshme dhe se interpretimi i tyre nga ana e prokurorit është i njëanshëm.kohaislame