Njerëzimi njeh ligjin e forcës më shumë sesa ligjin e së drejtës. Që të imponosh të drejtën duhet të jesh i fortë, e për t’u bërë aq i fortë sa t’u imponohesh të tjerëve, ka një shteg të gjatë përpara dhe pengesa pa fund, çka mund të jetë edhe i pamundur për t’u kaluar.
Megjithatë, nënshtrimi pa kushte dhe skllavëria nuk është zgjedhja e vetme për të dobëtit, por sigurisht as vetëvrasja delirante nuk duhet të jetë zgjedhje, ka gjithmonë një rrugë të mesme, për të ruajtur minimumin e dinjitetit dhe të drejtës, dhe ajo është të tregohesh i fortë për aq sa je.
Për aq sa tregohesh i fortë, për aq edhe të respektojnë, miqtë edhe hasmit madje, përndryshe, askush nuk të merr seriozisht dhe të gjithë mund të të nëpërkëmbin. Ky është ligji i mbijetesës në këtë botë, dhe funksionon si për individët, ashtu edhe për komunitetet e shtetet.
Hoxhë Dr. Justinian Topulli
