20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Lidington: Zgjedhjet në Kosovë – kryesisht të suksesshme

Më të lexuarat

Ministri britanik për Evropën, David Lideington, i vlerëson kryesisht të suksesshme zgjedhjet komunale të Kosovës, ndërsa dënon dhunën në veri të vendit.
“Mirëpres mbajtjen kryesisht të suksesshme të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të së dielës, me një pjesëmarrje më të lartë se më parë në disa komuna. Organizatat, të tilla si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me OSBE-në dhe Misionin vëzhgues të BE-së, kanë punuar shumë për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në një kumtesë të zyrës së tij.

“Megjithatë, pikëllohem nga incidentet e dhunës dhe të frikësimit në veri të Kosovës, gjë që detyroi mbylljen e hershme të vendvotimeve. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës është një pjesë kyçe e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur më 19 prill 2013. Mirëpres përpjekjet e të qeverive të bëra më parë për të inkurajuar pjesëmarrjen në zgjedhje të suksesshme dhe dënoj veprimet e një pakice ekstremiste e cila nuk duhet të lejuar për ta dëmtuar progresin. Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur një përfundim të suksesshëm të procesit demokratik. Unë mezi pres të njoftohem për rezultatet e këtyre zgjedhjeve në ditët në vijim”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit