10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LGBTQ një thirrje që vërteton parehatinë e qënjes dhe ballafaqimi me vetëdijen njerëzore

Më të lexuarat

Të gjitha shoqëritë njerzore janë nën presionin e përplasjes se koshjencës (të vetëdijes) dhe të subkoshjencës (te pavetëdijes) kur bëhet fjala për realitetin e tyre si qënie.

Ajo çfarë ka treguar zhvillimi sociologjik dhe psikologjik i njeriut që nga Frojdi deri tek Bauman dhe Gidens pra nga koshjenca moraliste deri tek moderniteti i lëngët dhe i vonë dallohet qartë dhe dukshëm se dëshira e një pakice për të shfaqur çrregullimet e subkoshjencës të tyre në një ambjent të rrezikuar nga stabilitetit i vetëdijes po rritet çdo ditë e më shumë.

Detyrimisht çrregullimet në pavetëdije psiqike duhen trajtuar dhe jo anashkaluar, sepse në mos aftësinë e trajtesës së tyre ato (grupe) që mbartin këto çrregullime duan të “mbijetojnë”. Mbijetesë e cila nuk vjen duke u përmirësuar, por duke u përpjekur për të bërë të duket si diçka “normale” çrregullimin subkoshjencial. Si e tillë ndërhyrja në pavetëdijet njerëzore nuk mund të ndodhë nëpërmjet një presioni “ndrydhës” ose shtypës për arsye të ruajtjes së moralit kolektiv, por ajo duhet të burojë nga vetëdijësimi kolektiv se njerëzit normal janë të tillë sepse kanë pranuar me vullnet të lirë dëshirën për të përmirësuar dhe normalizuar ato çrregullime që në një formë apo tjetër vazhdimisht shoqëritë dhe individët ballafaqohen shpesh gjatë jetës së tyre. Shoqëritë janë vazhdimisht në kërkim të stabilitetit të asaj që duket koshjenca dhe asaj që nuk duket subkoshjenca. Dhe si të tillë nuk mund të mbeten më të pa përmirsueshëm sepse kanë pranuar dhe kërkojnë zgjidhjen.

Problemi i LGBTQ vjen në një krizë të dyfishtë sepse e para ka një çrregullim hormonal ose psiqik (sipas Froidit), dhe e dyta sepse nuk kanë pranuar të normalizojnë por duan me doemos të shfaqin një anormalitet si diçka normale dhe kjo përbën një problem të thellë për vetë mbartësit e çrregullimit.

Kur një grupacion njerëzish me çrregullime subkoshjenciale kanë nevojë për konformizëm (ta shfaqin hapur dhe shpesh ta vënë në dukje me çdo formë atë që duanë të jenë) ato shpesh dhe dukshëm tregojnë një thirrje për ndihmë sepse kjo nevojë për tu shfaqur në psiqikën njerzore tregon qartë dobësinë e mbartësve të tyrë në brendësi.

Në psikologji ka një rregull; “Sa me e madhe të jetë nevoja dhe kërkesa medoemos dhe vazhdueshëm për tu konfirmuar aq më e thellë është edhe mungesa në sukoshjencë të asaj që kërkon të bindësh të tjerët”.

Sepse vetëm nëpërmjet bindjes të të tjerëve arrijnë të bindin edhe veten e tyre se kjo është “normale”. Ndryshe diçka normale ose e natyrshmë dhe jo devijancë ska nevojë për konformizëm.

Nga: Vladimir Kera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit