16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

L’Equipe: Lojtarëve muslimanë të kombëtares franceze iu kërkua të ndërpresin përkohësisht agjërimin

Më të lexuarat

Franca supozohet se u rekomandoi lojtarëve që të shtyjnë agjërimin e tyre për 5 ditë në kombëtare për të mos ndikuar në performancën e tyre gjatë ndeshjeve

Lojtarëve muslimanë të kombëtares franceze të futbollit supozohet se u është kërkuar të shtyjnë agjërimin e tyre për disa ditë në kombëtare gjatë Ramazanit, transmeton Anadolu.

Sipas një shkrimi të përditshmes sportive franceze L’Equipe të 23 marsit, thuhet se stafi i Francës dyshohet se rekomandoi lojtarët e tyre muslimanë të shtyjnë agjërimin e tyre gjatë pesë ditëve që kaluan në përzgjedhje, në mënyrë që performanca e lojtarëve të mos ndikohej gjatë ndeshjeve të tyre kualifikuese për EURO 2024 kundër Holandës më 24 mars dhe Irlandës më 27 mars.

I njëjti burim shtoi se stafi i skuadrës franceze nuk e ka detyruar askënd në ekip të mos ndjekë besimin e tij, por se vetëm ka dhënë rekomandime për këtë çështje.

Ramazani filloi më 23 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 prill.

Franca me gjashtë pikë është në Grupin B me Greqinë, Holandën, Irlandën dhe Gjibraltarin.

Më 24 mars, Franca mposhti Holandën 4:0 në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit B për EURO 2024 në Stade de France. Disa ditë më vonë, shënuan fitore 1:0 në Irlandë, për të kryesuar Grupin B.

Kombëtarja franceze ka pasur disa lojtarë muslimanë në radhët e saj prej vitesh, si Zinedine Zidane, Franck Ribery, Nicolas Anelka, Paul Pogba, Ousmane Dembele dhe N’Golo Kante.

Pogba, Dembele dhe Kante ishin lojtarë aktivë, por treshja franceze pati probleme me lëndime këtë sezon.

Por mesfushori i Monacos, Youssouf Fofana, dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, lojtarët muslimanë në skuadrën e Francës, u përzgjodhën nga Didier Deschamps për kualifikueset e EURO 2024 që nisën javën e kaluar.

Ata të dy luajtën kundër Holandës. Konate ishte në 11-shen startuese kundër Irlandës, por Fofana ishte në pankinë si zëvendësues dhe nuk luajti në Dublin.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit