17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lavrov: Operacioni amerikan në Siri rikujton okupimin e Irakut

Më të lexuarat

“Kjo rikujton okupimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA-të dhe Britania pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thyer shkelur kështu ligjet ndërkombëtare.”

MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka cilësuar si “agresivitet duke shpikur justifikime” goditjen e bazës së regjimit në Siri nga SHBA-të, duke thënë se ky operacion rikujton okupimin e Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov: Sulmi i SHBA-ve është shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Rusia paralajmëron SHBA-të për ndërhyrjen ushtarake në Siri

Kundërpërgjigjet Rusia, pezullon marrëveshjen me SHBA-të

Duke folur në një mbledhje në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, Lavrov është shprehur se presin deklaratë nga SHBA-të lidhur me shkakun e vërtetë të goditjes së bazës ajrore të regjimit në Siri.

Lavrov ka thënë se sjellja e SHBA-ve do të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të dobëta mes Rusisë dhe SHBA-ve, duke theksuar shpresën që zhvillimi i fundit të mos shkaktojë dëme permanente në marrëdhëniet.

“Goditja e bazës së regjimit do të jetë në dobi vetë të atyre që dëshirojnë t’i sabotojnë proceset e Astanas dhe Gjenevës dhe ta përmbysin Asadin duke përdorur forcën”, ka pohuar Lavrov, duke shtuar se ky hap paraqet provokim.

Ai e ka cilësuar si “agresivitet duke shpikur justifikime” goditjen e bazës së regjimit në Siri, për të theksuar më tej se “Kjo rikujton okupimin e Irakut në vitin 2003 nga SHBA-të dhe Britania pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thyer shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

Sergei Lavrov po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka të vdekur nga ushtarët rusë me detyrë në Siri gjatë sulmit amerikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit