15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Lamtumirë Vëlla” e fëmijëve palestinez shpallet fotografia e vitit nga AA

Më të lexuarat

“Lamtumirë Vëlla” e fëmijëve palestinez shpallet fotografia e vitit nga AA

Janë publikuar përfundimet e garës për zgjidhjen e fotografisë më të mirë në Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për përzgjedhjen e tretë të fotografisë më të mirë në kuadër të Agjencisë, ndërsa këtë vit fotografia më e mirë u zgjodh ndër 22 të tjera të realizuara nga fotoreporterët e AA në rajonin e Sirisë, Egjiptit, Indonezisë, Pakistanit, Sierra Leones, SHBA, Amerikës Jugore dhe vendet tjera të botës.

Nga votimi që zgjati gjatë gjithë muajit dhjetor, në kategorinë e lajmeve fotografia e titulluar “lamtumirë vëlla” ndërsa në kategorinë sociale fotografia me titull “udhëtimi i verdhë si floriri” morën çmimin e parë.

Fotografia “lamtumirë vëlla” e cila është në kategorinë e lajmeve tregon shikimin e fundit të 9 vjeçarit Ansam drejt vëllait të tij ndërkohë që po e përcillte drejt banesës së fundit, Sameh Junaid i cili u qëllua nga një gjyle topi e dalë nga një tank izraelit nga ku humbi edhe jetën.

Ndërsa fotografia e dalë nga aparati i Özkan Bilgin e cila mori çmimin e parë në kategorinë e sociales me titull “udhëtimi i verdhë si floriri” tregon udhëtimin e një tufe të deleve për në kullotat alpine në qytezën e Tatvan të Bitlisit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit