12.1 C
Pristina
Thursday, May 30, 2024

Lamtumira e fundit: Sinead O’Connor varroset si muslimane

Më të lexuarat

Trishtim dhe lot në fytyrat e miqve dhe fansave të këngëtares së famshme, kthyer në Islam

Qindra njerëz u mblodhën të martën, më 8 gusht, në rrugët e Bray, Irlandë, për t’i dhënë lamtumirën këngëtares së ndjerë Sinead O’Connor në një shërbim përkujtimor.

Njerëzit u rreshtuan në rrugë për të nderuar këngëtaren e ndjerë irlandeze, me shumë që hodhën lule ndërsa procesioni i varrimit kalonte shtëpinë e saj të vjetër në Bray, County Wicklow.

Arkivoli ishte i mbuluar me lule blu, të bardha dhe rozë, ndërsa në krye të kortezhit kishte një foto të këngëtares.

Këngëtarja me famë botërore u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 56-vjeçare.

Sinead O’Connor ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Sadaqat në vitin 2018 pasi u konvertua në Islam.

Ky ishte një varrim publik i organizuar në emër të saj, ndërsa varrimi i këngëtares më parë ishte bërë në rrethin e familjes.

Varrimi u mbajt mëngjesin e së martës, më 8 gusht dhe u drejtua nga kryeimami i Qendrës Islamike të Irlandës, Umar Al-Qadri, i cili në rrjetin social X shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt ndaj familjes për pranimin e identitetit musliman të këngëtares së famshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit