13.8 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024

Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

Më të lexuarat

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet.

Madje, siç raportojnë mediat në Serbi, Lajçak ka nënvizuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje”, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, Lajçak ka thënë se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, jo për ndonjë lloj “kapitullimi”.

Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, citohet të ketë thënë më tej Lajçak.

Dhe sipas tij, takimi në Ohër, (që pritet të zhvillohet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq), synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje nga BE-ja.

Ndryshe, Miroslav Lajçak që nga dita e hënë ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka zhvilluar një takim edhe me një pjesë të opozitës në Serbi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit