7.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Ky mesazh u drejtohet të gjithë miqve dhe bashkatdhetarëve të krishterë

Më të lexuarat

y mesazh u drejtohet të gjithë miqve dhe bashkatdhetarëve të krishterë të cilët mund të pyesin se ku eshte versioni i krishterë apo i ndonje feje tjetër i terrorizmit. Ne shohim vetëm terrorizëm islamik?!!
Lexojeni përgjigjen që ta kuptoni se cilët janë terroristët e vërtetë dhe se kush e ka prodhuar terrrorizmin:
– 400 vite tregëti Trans-Atlantike ku u gjymtuan, u vranë, u rrëmbyen dhe u skllavëruan 20 milionë afrikanë ‘paganë’ që t’ua çonin Krishtin si shpëtimtar.
– Gjenocidi i amerikanëve vendas në emër të Krishtit nën Manifestin e Fatit.
– Gjenocidi ndaj aborigjenëve australianë ku u vranë mbi 90% epopullsisë në më pak se një shekull. Edhe kjo u krye nga europianët e krishterë.
– Kujtoni Gjyqin kundër shtrigave të Salemit.
– Inkuizivionin spanjoll
– Kryqëzatat
– Ushtrinë e Rezistencë së Zotit në Uganda, e cila sipas OKB-së ka gjymtuar, përdhunuar dhe vrarë mbi 100 mijë vetë vetëm në 15 vitet e fundit. E kjo është shumë herë më tepër se ç’ka vrarë ISIS-i. Të gjithë këtë e kanë bërë për të vendosur Ligjin e Biblës, pasi ata e përshkruajnë vetën si organizatë e krishterë.
– Në Afrikën Qendrore milicitë e krishtera i kanë shkatërruar të gjitha xhamitë. OKB-ja ka raportuar se muslimanët atje po përballen me spastrim etnik. Gjithashtu raportohet se të krishterët atje kanë kaluar në kanibalizëm duke ngrënë mishin e muslimanëve.
– Në Amerikë, supremacistët e bardhë, të cilët e quajnë vetën të krishterë janë kërcënimi më i madh terrorist për sigurinë e Amerikës. E kjo sipas vetë FBI-së dhe 392 agjencive të policisë në një studim të publikuar vitin e kaluar.
– Xhorxh Bushi, një i krishterë i devotshëm, pati thënë se Zoti i kishte thënë ta pushtonte Irakun, ku sipas vlerësimeve janë vrarë 1 milion civilë për shkak të kësa lufte.
– Ku Klux Klan-i akoma ekziston në Amerikë.
– Nazistët akoma ekzistojnë.
– Kombi arian akoma ekziston.
Prandaj, përpara se t’i pyesni musilmanët për ISIS-in (i cili në fakt është produk i pushtimit të Irakut e jo i Kuranit) ju lutëm bëni ndonjë hulumtim për vetën tuaj. – Kjo është përgjigjia që shkollari Qasim Rashid i ka dhënë një të krishteri. – Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit