Profeti ﷺ këshilloi Es-Siddîkun që të thoshte në namazin e tij:
(“I kam bërë vetes padrejtësi, padrejtësi të madhe!”)
E si do të jetë gjendja e atij që është i zhytur në padrejtësinë e vetes?
📌 Unaza e shpëtimit të çdo njeriu është:
vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe përsëritja e:
— pranimit para Allahut për atë që ka kryer,
— nevojës dhe mbështetjes tek Ai,
— kërkimit të faljes nga Allahu i Lartësuar.
Ky ligj hyjnor është prej atyre që e kuptuan Adami dhe Hava që nga mëkati i parë:
﴿قالا رَبَّنا ظَلَمنا أَنفُسَنا وَإِن لَم تَغفِر لَنا وَتَرحَمنا لَنَكونَنَّ مِنَ الخاسِرينَ﴾
[el-A‘raf: 23]
(Thanë: “Zoti ynë, i kemi bërë vetes padrejtësi; e nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, me siguri do të jemi prej të humburve.”)
Dhe kjo u shfaq në atë që Profeti ﷺ i mësoi Ebu Bekrit:
🟣 “Më mëso një dua që ta them në namazin tim.”
⇒ (ta përsëris, të vazhdoj me të)
🟣 “Thuaj: O Allah, unë i kam bërë vetes sime padrejtësi, padrejtësi të madhe.”
⇒ (pranoja Allahut mëkatet e tua)
🟣 “Dhe nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.”
⇒ (shfaq mbështetjen te Ai dhe heq dorë nga çdo tjetër)
🟣 “Andaj më fal një falje që vjen prej Teje… me të vërtetë Ti je Falësi…”
⇒ (kërko falje duke e lavdëruar Atë)
🟣 “Dhe më mëshiro.”
⇒ (mos u dëshpëro; ai fal dhe nuk e shqetëson madhësia e mëkateve)
