Kush janë druzët? Një sekt misterioz me rrënjë shekullore!
Emrin “druzë” e dëgjojmë shpesh, por pak e dinë se kush janë në të vërtetë. Cila është origjina e tyre? Çfarë besojnë? Dhe pse i rrethon një aurë misteri?
Rrënjët e sektit druzi kthehen në fillim të shekullit të 11-të, në kohën e kalifit fatimid el-Hakim bi-Amrillah në Kajro. Mësimet e tyre lindën nga brendësia e shiitizmit ismailit, por më pas u zhvilluan në një besim të veçantë dhe të mbyllur, me karakteristika unike.
U quajtën “druzë” sipas Nashtakin el-Darazi, një prej thirrësve të parë të këtij besimi, megjithatë vetë ndjekësit nuk e pranojnë këtë emër. Ata preferojnë të quhen “muvahidun” – njerëz të teuhidit (njësimit të Zotit).
Druzët besojnë në njësimin absolut të Zotit, mohojnë çdo formë të përfytyrimit apo krahasimit të Tij. Besimi i tyre përmban elementë nga islami, filozofia greke, neo-platonizmi, dhe ezoterizmi (batinitë). Librat e tyre të shenjtë njihen si “Mesazhet e Urtësisë” (رسائل الحكمة) dhe ruhen vetëm nga një elitë fetare e quajtur “ulema el-‘uqala” (të urtit), ndërsa masa e popullit nuk i njeh.
Megjithëse janë pak në numër, druzët kanë një praninë të rëndësishme në vende si:
👉Libani (që ka komunitetin më të madh),
👉Siria,
👉Palestina historike (veçanërisht në Galile dhe Golan),
👉dhe një pakicë në Jordaninë fqinje.
Ata njihen për besnikëri ndaj shtetit ku jetojnë dhe zakonisht qëndrojnë jashtë konflikteve sektare. Historikisht kanë luajtur rol politik të rëndësishëm, veçanërisht në Liban dhe Siri.
Druzët janë shumë të mbyllur: nuk pranojnë njerëz të rinj në besimin e tyre, dhe askush nuk mund të largohet prej tij. Kjo fshehtësi dhe hermetikë ka ushqyer edhe më shumë misterin që i rrethon.
Përktheu: Hoxhë Florim Islami
