11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kush i vrau dy shqiptarët në Bazel të Zvicrës?

Më të lexuarat

Vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri në një kafene të Bazelit në Zvicër, i ka tronditur banorët e qytetit zviceran.

Dy persona hynë në barin “Cafe 56” dhe qëlluan disa herë përpara se të largoheshin me shpejtësi prej andej. Agresorët janë ende në arrati, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Njerëzit në zonë i shqetëson sa episodi i dhunës, aq edhe fakti që të dyshuarit vazhdojnë të jenë të lirë.

“Jam thellësisht i tronditur. Dy vetë u vranë këtu në Bazel. Mendoj se kjo nuk është aspak një gjë e mirë për qytetin”, tha një qytetar, raporton Top Channel.

Policia sqaroi se individët që ajo po kërkon janë të moshave 30 deri ne 40 vjeç, diku tek 1.75 metra te gjatë dhe me shumë gjasë, vijnë nga Europa Lindore.

Motivi i ekzekutimit vazhdon të mbetet një mister, por pista e terrorizmit është përjashtuar që në fillim.

Lokali në të cilën ndodhi ngjarja, sipas gazetës “Basler Zeitung” ka qenë i njohur më parë për lidhjet më botën e drogës, por që kur iu ndërrua pronari, ai ishte kthyer në një bar më se të zakonshëm.

Viktimat janë të moshave  28 dhe 39-vjeç, ndërsa 24 vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë.

Shumë banorë lokalë besojnë se bëhet fjalë për hakmarrje, por nuk përjashtohen as motivet kombëtare sepse në  “Cafe 56” kishte shpesh mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ku nuk mungonte flamuri kombëtar apo ai me figurën Isa Boletinit dhe Ismail Qemailit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit