6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin: Çfarë folëm në praninë e Merkel dhe Macron

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim në Bërdo të Sllovenisë, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.

Paraprakisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit