5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti: Serbia një regjim hibrid, Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është pala agresive e jokonstruktive në dialog si dhe nuk distancohet dot nga e shkuara e as nga e tashmja problematike.

Sipas tij, Serbia është një regjim hibrid dhe nuk është e pavarur nga federata ruse, e kjo gjë e bën të vështirë një fqinjësi të mirë.

Kështu është shprehur Kurti në emisionin mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për raportet Kosovë-Serbi.

I pyetur se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se “qysh dje po të varet prej meje”.

“Por, është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar”.

“Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse”, ka thënë tutje Kurti.

Ai ka folur edhe për takimin që ka realizuar me krerët e shtetit në Shqipëri, me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kurti ka thënë se takim i ka shërbyer për të treguar se çfarë po ndodh me qeverisjen e Kosovës dhe për të diskutuar mbi çështjen e dialogut me Serbinë.

“Unë takova tre krerët e institucioneve, presidentin Begaj, kryetaren Nikolla dhe kryeministrin Rama dhe pastaj ish-presidentin Meta. Qëllimi im ishte që në gjysmë të mandatit të vij dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptar ashtu që t’i njoftoj pak se ku ndodhet qeverisja jonë, por sidomos t’i njoftoj ata për procesin e dialogut me Serbinë për marrëveshjen e normalizimit që kemi arritur edhe në Bruksel më 27 shkurt edhe në Ohër më 18 mars”.

“Meqenëse ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime dhe desha që nga dora e parë të njoftohem për ecurinë e procesit negociator dhe për elementët përmbajtjesore e të tjera të kësaj marrëveshje e cila është një arritje e madhe për normalizim të marrëdhënieve që nënkupton se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos jenë normale, pa çka se Kosova është vend normal e demokratik”, ka deklaruar kryeministri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit