25 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kurti: Policia e Kosovës ka aftësi për ta ndaluar Serbinë, por pushteti nuk e ka këtë vullnet

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka theksuar se arrestimi i djeshëm i zyrtarit serb, Marko Gjuriq është bërë 10 vjet me vonesë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Policia e Kosovës ka aftësi profesionale për t’i ndaluar zyrtarët serb, por pushteti dhe shteti i kapur nuk ka vullnet për ta bërë këtë.

“Mbajtja e Gjuriqit pesë minuta në stacionin policor në Prishtinë, nuk u bë as për sundim të rendit dhe ligjit dhe as për rend kushtetues. Ai nuk është dashur të mbahet vetëm për kalim ilegal të kufirit, por edhe për shkelje të integritetit territorial”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, arrestimi i Gjuriqit ka ndodhur vetëm një orë pas takimit të Thaçit, Veselit dhe Haradinajt, në të cilin u dakorduan për formimin e Grupit Punues për statutin e ‘Zajednicës’.

“Nuk ka kuptim të arrestohet Gjuriq, e të lejohet instalimi i Serbisë brenda Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, dje është zhvlerësuar kryeministri Haradinaj që nuk ishte në gjendje të tregoj se a ka dhënë urdhër për ta arrestuar Gjuriqin.

“Ai dje është zhvlerësuar nga dyshja Thaçi – Maxhuni, derisa ditën kur është ratifikuar demarkacioni, ai e ka zhvlerësuar veten e tij”, ka shtuar Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit