12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Guta Lindore, për një muaj 1.433 civilë të vrarë

Më të lexuarat

Mbrojtja Civile e Sirisë (Helmetat e Bardha) ka njoftuar se 1.433 civilë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra gjatë periudhës 19 shkurt – 23 mars nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në Gutën Lindore të Sirisë të cilën e mban nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti që ekipet e Mbrojtjes Civile kanë postuar nga llogaritë e mediave sociale, thuhet se në sulmet ajrore dhe tokësore të kryera nga regjimi i Asadit me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit mes periudhës 19 shkurt – 23 mars në Gutën Lindore kanë humbur jetën gjithsej 1.433 civilë nga të cilët 291 fëmijë dhe 223 gra.

Gjithashtu në raport për periudhën në fjalë jepet informacioni se si pasojë e bombardimeve në Gutën Lindore janë plagosur 3.607 civilë nga të cilët 975 fëmijë dhe 790 gra.

– Regjimi dhe mbështetësit e tij bombardime të ashpra në Gutën Lindore

Regjimi dhe mbështetësit e tij nisën bombardime të ashpra më 19 shkurt në rajon për të marrë nën kontroll Gutën Lindore një pjesë e së cilës ende është nën kontrollin e opozitarëve.

Sipas raportit për periudhën në fjalë (në 33 ditë) regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë kanë kryer 3.294 sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në Gutën Lindore.

Mbrojtja Civile në raportin e saj ka njoftuar se regjimi dhe mbështetësit e tij në Gutën Lindore kanë kryer 8.070 sulme artilerike ndërsa 1.615 sulme me raketa tokë-tokë. Gjithashtu forcat e regjimit kanë zhvilluar 1.213 sulme me bomba fuçi.

Më tej theksohet se gjatë kësaj periudhe kundër civilëve është përdorur 10 herë gaz helmues.

Si rezultat i negociatave të zhvilluara nën garancinë e Rusisë, më 22 mars filluan evakuimet e detyruara të vendbanimeve Haresta, Arbin, Zemelka dhe Ajn Terma të Gutës Lindore të cilën regjimi dhe mbështetësit e tij e mbajnë nën rrethim që prej 5 vitesh.

Ndër të tjera bëhet e ditur se kanë përfunduar evakuimet në rajonin Haresta ndërsa vazhdojnë në rajonet tjera. Ndërkohë që deri më tani kanë braktisur rajonin me 5 autokolona mbi 18 mijë civilë. Poashtu bëhet e ditur se ende nuk është përfshirë në kuadër të marrëveshjes rajoni Duma ku kohë pas kohe vazhdojnë sulmet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit