22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kurti: Medreseja Alauddin ishte vendi i kuvendit politik e kombëtar për rezistencë dhe liri

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin kushtuar 70 vjetorit të themelimit të Medresesë Alauddin në Prishtinë.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Kurti tha se para një çerek shekulli, Medreseja Alauddin ishte vendi i kuvendit politik e kombëtar për rezistencë dhe liri, njofton Klan Kosova.

Ai tha se mund të krijohet përshtypja e gabuar sikur historia e medreseve në Prishtinë dhe Kosovë është vetëm kaq e vjetër, pra vetëm 70 vjet, duke përmendur se qysh në mes të shekullit të 15-të, ky lloj i shkollimit që përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore dhe filozofike, iu ndajshtua Prishtinës që në atë kohë kur edhe e mori statusin e kasabasë.

“Gjatë shekullit të 19-të kur lëvizja kombëtare shqiptare po përpiqej të hidhte themelet e një shteti modern shqiptar, shumë nga rilindasit shqiptarë, kishin mbaruar medresetë e Prishtinës, ose kishin ligjëruar në to”.

Kryeministri veçoi disa nga këta rilindas, për të cilët tha se bënë emër si dijetarë e funksionarë në gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë, duke i shërbyer atdheut dhe besimit të tyre.

“Unë e di që sot, më shumë se një shekull pas, mes medresantëve këtu, ka nxënës po kaq të shkëlqyer dhe edhe më shumë të përkushtuar për dije. “Leximi”, në formë urdhërore si fjala që hap tekstin e Kuranit dhe këshilla e Muhamedit për të kërkuar dijen deri në fund të botës, besoj se janë motiv nismëtar për medresantët këtu, bashkë me synimin për emancipim dhe kontribut dhënie në shoqëri”.

“Që nga viti 1951 kur u funksionalizua medreseja Alauddin e deri sot, në këtë shkollë kaluan mijëra nxënës që më pas dhanë kontribut si në studimet islame të të gjitha fushave, ashtu edhe në institucionet e Kosovës dhe në jetën intelektuale e kulturore. Vetëm gjatë luftës së fundit të 1999 në Kosovë, 87 medresantë iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej të cilëve 14 ranë dëshmorë, status ky aq i lavdëruar në besimin islam”.

ju“Ne duhet ta mirëmbajmë veten tonë si shembull për harmoni ndërfetare, shembull për demokraci dhe shembull që besimi dhe tradita fetare, çfarëdo qofshin ato, mund të përjetohen në mënyrë origjinale edhe në kohërat moderne”.

/klankosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit