13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kurti iu uron shërim të shpejtë të helmuarve në Deçan, tregon pse s’mund të jetë pranë tyre

Më të lexuarat

Kurti iu uron shërim të shpejtë të helmuarve në Deçan, tregon pse s’mund të jetë pranë tyre


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas helmimit të qindra banorëve të Deçanit.

Ai ka thënë se e ka të pamundur që të jetë pranë qytetarëve të Deçanit pasi që është në vizitë zyrtare jashtë vendit, por që është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Viti”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me insitucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit