Kurani: Udhëzim për t’u jetësuar, jo për t’u shitur – Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Kurani: Udhëzim për t’u jetësuar, jo për t’u shitur

Kurani nuk ka zbritur për ta shitur leximin e tij (hatmen), por për t’u lexuar, kuptuar dhe jetësuar në jetën tonë. Ai është dritë dhe udhëzim, kjo fjalë e Allahut duhet të prekë zemrat dhe të ndryshojë jetën tonë, jo të shndërrohet në një shërbim me çmim.
Si mund ta kthejmë fjalën e Allahut në një tregti? Si mund të shitet shpërblimi për hatmen kur ai është diçka që vetëm Allahu e jep, sipas sinqeritetit dhe përkushtimit të njeriut? I Dërguari i Allahut, alejhi selam, dhe shokët e tij (sahabët) nuk e shiten leximin e Kuranit (hatmen), sepse ata e kuptuan thelbin e Kuranit – nuk është thjesht fjalë për t’u lexuar mekanikisht, por një udhëzues për ta jetuar.
Por ata që e lexojnë Kuranin për para dhe e kthejnë fjalën e Zotit në një tregti, a janë të sigurt që kjo është një vepër e pranuar? A mund të thuhet se është një adhurim kur synimi kryesor është përfitimi material? Një hatme e lexuar pa përkushtim dhe vetëm për pagesë, a ka ndonjë vlerë para Allahut?
Kurani nuk është një mjet për të fituar para. Ai është një dritë për të udhëzuar zemrat. Dhe ai që e shet këtë dritë për interes, rrezikon të mbetet në errësirë.

✍🏻 Fitim Gërguri
11.03.2025
Bardh i madh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit