Kurani – Fjala e Allahut, vlera më e lartë për besimtarin – Hoxhë Harith Selimi

Më të lexuarat

Nuk na ndajnë nga përfundimi i hatmes së pestë në këtë grup veçse 12 ditë. Një fjalë thotë: “Iku lodhja, mbeti shpërblimi”, por ndoshta kjo nuk është e saktë për situatën tonë, sepse dy faqe në ditë nuk mund të quhen lodhje. Ata që i kanë lexuar këto faqe, u ka mbetur vetëm shpërblimi, pa asnjë mundim.

Të shprehurit dhe të folurit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës sonë, prandaj gjithmonë kërkojmë fjalë të bukura dhe domethënëse. Sa herë që duam ta zbukurojmë fjalimin tonë, përpiqemi të përdorim fjalët e njerëzve me vlerë dhe të rëndësishëm, duke i përmendur dhe përsëritur, me shpresën se ato fjalë do të na japin edhe neve vlerë.

E pikërisht për këtë, nuk duhet të harrojmë se nuk ka askënd më me vlerë se vetë All-llahu dhe se fjala e Tij është më e larta. Kush flet dhe kush e përsërit fjalën e Tij, i ka shtuar vetes një vlerë të madhe, një vlerë që nuk arrihet duke përsëritur fjalët e askujt tjetër. E përveç kësaj, All-llahu na shpërblen për çdo shkronjë që lexojmë nga fjalët e Tij.

All-llahu thotë në Kuran:

“Vallë, a nuk sheh se si All-llahu jep shembullin e fjalës së bukur si druri i bukur: rrënja e të cilit është e fortë në tokë, kurse degët kah qielli?” (Ibrahim: 24)

Pa dyshim, fjala e bukur e All-llahut lëshon rrënjë më të thella dhe degë më të begata se çdo fjalë tjetër, duke dhënë fryte të mëdha.

All-llahu na mundësoftë që të mbjellim nga kjo farë – fjala e Tij – dhe të vjelim frytet e saj si në këtë botë, ashtu edhe në Ahiret.

Hoxhë Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit